Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump diskutoi mundësinë e licencimit të prodhimit të raketave për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë. Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë vjen në një moment kritik për Kievin, teksa vendi vijon të përballet me sulme të vazhdueshme ajrore nga Rusia. Një nga objektivat kryesorë të presidentit ukrainas ishte sigurimi i mbështetjes amerikane për prodhimin me licencë të sistemeve Patriot në Ukrainë, një ide që, sipas tij, Trump e kishte mbështetur edhe gjatë samitit të NATO-s. Pas takimit, Zelensky tha se, përveç prodhimit të raketave Patriot, u diskutuan edhe iniciativa të tjera që mund të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës.“Folëm për licencimin e prodhimit të raketave Patriot, si edhe për ide...