Ukraina po rikuperon terren në frontin me Rusinë, dronët vendosin ritmin e luftës
Përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin mbi territoret e humbura po dominohen nga përdorimi i dronëve, të cilët vazhdojnë të jenë arma kryesore në konfliktin me Rusinë. Sipas të dhënave të ekspertëve ushtarakë dhe mediave vendase, ukrainasit mund të kenë rikuperuar deri në 200 km katrorë nga avancimet e forcave ruse gjatë javës së fundit, kryesisht në jug-lindje të Zaporizhzhias dhe rreth Huliaipole-it. Këto lëvizje përqendrohen në zonat e ashtuquajtura “të zeza”, territore që nuk kontrollohen plotësisht nga asnjëra palë. Ukraina e përdor avantazhin teknologjik, bllokimin e sistemit Starlink nga Rusia ka dobësuar komunikimin mes njësive ruse dhe përdorimin e dronëve nga këto të fundit. Vendimi i Kremlinit për të kufizuar përdorimin e Telegram ka thelluar problemet e komunikimit të rusëve. Dronët janë vendimtarë...
Burimi:
top-channel.tv