Ukraina përballet me sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, Zelensky u kërkon SHBA-ve t’i përgjigjen Moskës

Ukraina përballet me sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, Zelensky u kërkon SHBA-ve t’i përgjigjen Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje administratës amerikane që t’u përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë kundër Ukrainës dhe infrastrukturës civile energjetike të vendit, duke thënë se Kremlini nuk e respektoi “armëpushimin energjetik” të iniciuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. “Presim reagimin e Amerikës ndaj sulmeve ruse. Ishte propozimi i SHBA-së—të ndalohen sulmet ndaj energjisë gjatë diplomacisë dhe motit të ashpër të dimrit”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të së martës në mbrëmje. “Presidenti i Shteteve të Bashkuara e bëri kërkesën personalisht. Rusia u përgjigj me një numër rekord raketash balistike.” Të martën, Moska sulmoi Ukrainën me 450 raketa dhe 71 raketa, përfshirë 32 raketa balistike Iskander – një numër rekord i lëshuar në një sulm të vetëm ajror. Rusia shënjestroi...