Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Bashkimi Europian miratoi 145 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën, ndërsa sulmet ruse vijojnë të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike dhe të lënë miliona qytetarë pa energji elektrike dhe ngrohje në mes të dimrit. Komisioni Europian njoftoi këtë të enjte se fondet do të përdoren për strehim, ushqim, ndihmë financiare, shërbime shëndetësore, mbështetje psikologjike dhe akses në ujë të pijshëm për popullsinë e prekur nga sulmet. Një shumë shtesë prej 8 milionë eurosh do t’i jepet Moldavisë për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Sipas BE-së, Ukraina po përballet me ndërprerje të gjera të energjisë dhe ngrohjes, pas goditjeve të përsëritura ruse ndaj centraleve, nënstacioneve dhe linjave të transmetimit të energjisë. Komisionerja europiane Hadja Lahbib deklaroi se miliona ukrainas po përballen me temperatura nën zero pa energji dhe pa...
Burimi:
top-channel.tv