Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon se ka sulmuar një hotel

Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon se ka sulmuar një hotel

Ushtria ukrainase tha më 2 janar se godet vetëm “caqe ushtarake”, një ditë pasi Rusia e akuzoi Kievin se ka sulmuar me dronë një hotel dhe një kafene në jugun e pushtuar të Ukrainës, duke vrarë 27 persona. Autoritetet e instaluara nga Rusia në rajonin e Hersonit, në jug të Ukrainës, thanë se të vrarët ishin duke festuar Vitin e Ri, ndërkaq në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, duke e përshkruar incidentin si “akt terrorist”. Hoteli, që Moska thotë se ishte cak i sulmit, gjendet në Horli, një qytezë në Detin e Zi të cilën ushtria ruse e ka pushtuar që në fillim të vitit 2022. Guvernatori rajonal, i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo, publikoi fotograi të enjten që dukej se tregonin brendësinë...