Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka realizuar një sulm të suksesshëm me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj një baze ajrore ruse në rajonin e Saratovit, rreth 800 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Sipas SBU-së, objektiv i operacionit ishte një bombardues strategjik Tu-95, i cili ka pësuar dëmtime të rënda pas goditjes. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se pjesa e pasme e avionit është dëmtuar në mënyrë kritike. Bombarduesi Tu-95 është një nga asetet kryesore të aviacionit strategjik rus dhe përdoret rregullisht nga Moska për lëshimin e raketave me rreze të gjatë veprimi ndaj qyteteve dhe infrastrukturës kritike në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshëndeti operacionin, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje të rëndësishme ndaj kapaciteteve ushtarake të...