Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese ushtarako-industriale në Volgograd të Rusisë, ndërkohë që Moska e lëshoi një breshëri dronësh mbi Ukrainë në një tjetër natë sulmesh ndërkufitare. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se raketat ukrainase FP-5 “Flamingo” goditën uzinën Titan-Barrikady. “Çdo objekt mbrojtës rus që punon për luftën kundër Ukrainës është një shënjestër e ligjshme për sulmet tona me rreze të gjatë veprimi”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram të shtunën.Ai tha se raketat “goditën me sukses ndërmarrjen Titan-Barrikady në Volgograd”, duke e përshkruar atë si “një kompleks të madh industrial ku armiku prodhon sisteme artilerie dhe pajisje ushtarake të specializuara, përfshirë elementë për raketahedhësit që përdoren për t’i goditur...
Burimi:
opinion.al