Ukraina: Europa të marrë rol më aktiv në negociatat e paqes me Rusinë
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se Evropa mund të luajë një “rol të ri” në negociatat e paqes me Rusinë. Kjo deklaratë u bë përpara takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, të hënën, ku pritet të diskutohen hapat e ardhshëm për mbështetjen e Kievit.Sybiha theksoi se përfshirja më aktive e vendeve europiane në procesin e paqes është e domosdoshme për të siguruar një qasje të balancuar dhe për të forcuar pozicionin e Ukrainës në tryezën e bisedimeve.Ai nënvizoi se Evropa, për shkak të ndikimit të saj politik dhe ekonomik, ka potencialin të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit. Duke folur përpara gazetarëve, Sybiha tha se “Evropa mund të...
Burimi:
javanews.al