Ukraina e pakënaqur me bisedimet ‘e vështira’, SHBA-të shohin ‘përparim domethënës’

Ukraina e pakënaqur me bisedimet ‘e vështira’, SHBA-të shohin ‘përparim domethënës’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi të mërkurën rezultatet e negociatave dy-ditore me përfaqësuesit rusë në Gjenevë, duke i quajtur ato të pamjaftueshme. "Ukraina është e interesuar për një rezultat. Në këtë pikë, nuk mund të themi se rezultati është i mjaftueshëm", tha Zelensky në fjalimin e tij në video nga Kievi në mbrëmje. Më parë, ai kishte akuzuar rusët se po përdorin taktika vonuese, në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-të. "Zyrtarët ushtarakë diskutuan seriozisht disa çështje dhe në mënyrë thelbësore. Çështjet e ndjeshme politike, çështjet në lidhje me kompromiset e mundshme, dhe takimi i nevojshëm i krerëve të shteteve, ende nuk është diskutuar mjaftueshëm", tha ai. Presidenti ukrainas kishte kërkuar që bisedimet në Gjenevë të trajtonin një takim midis tij dhe Presidentit rus Vladimir Putin....