“Ukraina drejt zgjedhjeve”/ Financial Times zbulon: Presidenti Zelensky do të mbajë një referendum më 24 shkurt

“Ukraina drejt zgjedhjeve”/ Financial Times zbulon: Presidenti Zelensky do të mbajë një referendum më 24 shkurt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të njoftojë planet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe një referendumi më 24 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Lajmi është raportuar nga Financial Times, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe evropianë të përfshirë në këtë planifikim, si dhe burime të tjera të njohura me çështjen. Sipas raportimit, autoritetet në Kiev kanë nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve paralelisht me një referendum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë. Kjo lëvizje vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump thuhet se i ka bërë presion Ukrainës që të zhvillojë të zgjedhjet deri më 15 maj, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të rrezikohen garancitë e sigurisë të ofruara nga Shtetet e Bashkuara. Zhvillimet politike vijnë...