Ukraina dhe sulmet ruse ndaj rrjetit energjetik, Starmer bisedë telefonike me Trump
Kryeministri britanik, Keir Starmer, foli me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në një bisedë të gjatë telefonike mes tyre. Qëllimi ishte për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë, përfshirë sulmet e mbrëmshme ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha Downing Street. Mijëra familje në qytetet ukrainase – përfshirë Kievin – mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje pas sulmeve ruse gjatë natës, ndërsa negociatorët ukrainas udhëtojnë për në Abu Dhabi për një raund të dytë bisedimesh, me zyrtarët rusë dhe amerikanë të mërkurën dhe të enjten. Të dy udhëheqësit gjithashtu njohën rëndësinë strategjike të bazës ushtarake amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia, në Oqeanin Indian, thuhet në deklaratë. Nuk detajohen informacione nëse temë e bisedës ishin sanksionet e reja ndaj Rusisë apo çështje të tjera të gjeopolitikës, të...
Burimi:
syri.net