Ukraina dhe Rusia bien dakord të vijojnë bisedimet, Zelensky: Raundi tjetër ndoshta në SHBA
Pas dy ditëve bisedime trepalëshe me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të vazhdojnë negociatat për paqe.“Sot kam marrë një raport nga ekipi ynë negociator pas dy ditësh takimesh dhe bisedimesh në Emiratet e Bashkuara Arabe, me palën amerikane dhe me palën ruse. Pres që ekipi në Kiev të më japë një raport të plotë personalisht, pasi shumë aspekte nuk mund të diskutohen siç duhet përmes telefonit. Ajo që mund të thuhet që tani është se priten takime të tjera në të ardhmen e afërt, me shumë gjasë në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Burimi:
syri.net