Udhëtimi për pak kthehet në tragjedi, anija luksoze turistike bllokohet në akujt e Antarktidës
Një udhëtim turistik luksoz në Antarktidë u shndërrua në një situatë të rrezikshme pasi një anije me pasagjerë u bllokua në akull rreth 8 milje detare larg zonës McMurdo Sound. Anija turistike dërgoi menjëherë një sinjal rreziku, duke kërkuar ndihmë emergjente. Në reagim të menjëhershëm, akullthyesi Polar Star i Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara u nis drejt vendngjarjes për të ofruar asistencë. Sipas autoriteteve, Polar Star lundroi dy herë rreth anijes Scenic Eclipse II për të thyer akullin përreth saj, përpara se ta shoqëronte atë për rreth katër milje detare, derisa anija arriti në ujëra të hapura dhe të sigurta për lundrim. Akullthyesi Polar Star ndodhej tashmë në rajon në kuadër të misioneve të tij në emër të Fondacionit Kombëtar të Shkencës, institucioni që...
Burimi:
syri.net