Uashingtoni nuk dorëzohet për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Nëse nuk e blejmë ne, do të përfundojë në duart e Kinës ose Rusisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Groenlandës, por kjo mbetet një prioritet strategjik për Uashingtonin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ritheksoi këtë qëndrim përpara gazetarëve, duke theksuar se presidenti ka qenë i qartë në synimin e tij. Sipas Leavitt, presidenti beson se nëse SHBA nuk ndërmerr hapa për të blerë Groenlandën, ishulli mund të përfundojë nën ndikimin ose kontrollin e Kinës apo Rusisë, çka do të përbënte një rrezik jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën dhe vetë Groenlandën. Ajo shtoi se përfshirja e Groenlandës në SHBA do të ishte, sipas tij, në interesin e të dyja palëve dhe do të garantonte mbrojtje më të madhe për territorin....
Burimi:
top-channel.tv