Uashington, makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë! Arrestohet shoferi i dyshuar
Një makinë u përplas me një portë në Shtëpinë e Bardhë, pak para orës 7 të mëngjesit sipas orës lokale, në Uashington D.C., duke shkaktuar mbylljen e rrugëve përreth kompleksit presidencial. Sipas autoriteteve të SHBA-ve, automjeti u përplas me një portë të vendosur në kryqëzimin e ‘Connecticut Avenue’ dhe ‘H Street’, në anën veriore të Shtëpisë së Bardhë, sipas ‘Daily Mail’. Shoferi i makinës u arrestua dhe po merret në pyetje nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara në lidhje me incidentin. Nuk u raportuan të lënduar në aksident. Incidenti vjen në një kohë shqetësimesh të shtuara për sigurinë në Shtetet e Bashkuara, pas një serie sulmesh që kur Uashingtoni filloi luftën me Iranin në Lindjen e Mesme. Të shtunën, dy anëtarë të dyshuar të...
Burimi:
syri.net