U vra sot nga sulmet amerikano-izraelite, njihej si ‘zëri’ i Gardës Revolucionare të Iranit, kush ishte Ali Naini?
Regjimi iranian shënon një tjetër humbje në radhët e tij sot, pasi, siç u njoftua nga media shtetërore, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naini, humbi jetën. Naini, i cili, siç tha Garda Revolucionare në një deklaratë, “ofroi shërbime për më shumë se katër dekada për Revolucionin Islamik”, kishte qenë zëdhënës i IRGC-së që nga korriku i vitit 2024. Sipas Gardës Revolucionare, Naini u vra në një “sulm terrorist frikacak amerikano-sionist në orët e para të së premtes, ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit”. Naini gjithashtu kishte lidhje të ngushta me Universitetin Imam Hossein në Teheran, institucionin akademik të Gardës Revolucionare, ku oficerët trajnohen në shkencat e mbrojtjes, menaxhimin strategjik dhe ideologjinë e Revolucionit Islamik. Pas fillimit të luftës izraelito-amerikane kundër Iranit...
Burimi:
top-channel.tv