U vra gjatë një proteste, autoritetet franceze nisin një hetim për vdekjen e 23-vjeçarit të ekstremit të djathtë

U vra gjatë një proteste, autoritetet franceze nisin një hetim për vdekjen e 23-vjeçarit të ekstremit të djathtë

Policia franceze ka nisur një hetim për vrasjen e një burri të ekstremit të djathtë i cili u rrah javën e kaluar, një incident që ka shkaktuar tensione politike në Francë. 23-vjeçari Kédan Derank, një student i matematikës, vdiq gjatë fundjavës pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Ai u sulmua të enjten në periferi të një proteste kundër një eventi ku mori pjesë Rima Hassan, një eurodeputete e ‘Francës së Pa nënshtruar’ të Jean-Luc Mélenchon. Grupi i grave i ekstremit të djathtë, anti-imigracion, Nemesis, po protestonte kundër eventit. Gjatë eventit, Derank, i cili ishte atje për të mbrojtur anëtaret e Nemesis, u sulmua nga antifashistët. Një dëshmitar okular i tha AFP-së se “njerëzit po godisnin njëri-tjetrin me shufra hekuri”. Nga ana e tij,...