U vra gjatë një operacioni policor, kush ishte bosi i drogës “El Mencho”, kreu i kartelit më të dhunshëm të Meksikës

U vra gjatë një operacioni policor, kush ishte bosi i drogës “El Mencho”, kreu i kartelit më të dhunshëm të Meksikës

Një operacion i gjerë ushtarak në shtetin perëndimor të Jalisco ka çuar në vdekjen e Nemesio Oseguera-s, i njohur si “El Mencho”, udhëheqës i kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation Cartel (CJNG). Autoritetet meksikane konfirmuan se 59-vjeçari u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë dhe ndërroi jetë teksa po transportohej me helikopter drejt Mexico City. Operacioni dhe përplasjet e armatosura Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Meksikës, në operacion u vranë shtatë anëtarë të kartelit, u plagosën tre ushtarë dhe u arrestuan dy persona të tjerë të dyshuar si pjesë e CJNG-së. Forcat e sigurisë sekuestruan gjithashtu armë të rënda, përfshirë raketahedhës të aftë për të goditur avionë dhe automjete të blinduara. Última Hora: Fuentes federales indican que el líder del Cartel Jalisco Nueva...