U vendos që Qendrës Kennedy t’i shtohej edhe emri i Trump, artistët anulojnë shfaqjet: Nuk mund të lejojmë që…
Dy grupe muzikorësh dhe artistë të tjerë kanë anuluar shfaqjet në Qendrën Kennedy, pas vendimit të bordit për ta riemëruar institucionin duke përfshirë emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. The Cookers, një grup veteran i xhazit, anuloi dy shfaqje të Vitit të Ri. Në një deklaratë, grupi nuk përmendi drejtpërdrejt Trumpin ose Qendrën Kennedy, por tha se vendimi ishte “marrë shumë shpejt”. Bateristi i grupit, Billy Hart, tha pse ndryshimi i emrit padyshim luajti një rol në vendimin për anulimin. Një tjetër grup, Doug Varone and Dancers, anuloi dy shfaqje të planifikuara për prill për shkak të ndryshimit të emrit. “Nuk mund t’i lejojmë më vetes dhe as t’i kërkojmë audiencës sonë të hyjë brenda këtij institucioni dikur të madh”, thanë ata. Sipas BBC,...
Burimi:
top-channel.tv