“U shkelën ligjet ndërkombëtare”/ Bombardimet në Iran, nëntë spitale dëmtohen rëndë

“U shkelën ligjet ndërkombëtare”/ Bombardimet në Iran, nëntë spitale dëmtohen rëndë

Të paktën nëntë spitale janë dëmtuar rëndë në Iran gjatë bombardimeve që kanë hyrë në ditën e tretë, raportojnë mediat iraniane. Deputeti Mohammed Beigi deklaroi se sulmet kanë goditur objekte shëndetësore, duke i cilësuar ato si shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare. “Duke sulmuar spitalet, janë shkelur ligjet ndërkombëtare”, tha ai. Sipas Beigi, pesë persona u vranë në një sulm të veçantë në një zonë të quajtur “Rruga Iran” në kryeqytetin Tehran. Ai shtoi se goditja i bëri shtëpitë e banimit të pabanueshme dhe rrafshoi ndërtesa të tëra, duke i kthyer në gërmadha. SHBA-të dhe Izraeli nisën një operacion të koordinuar ushtarak ndaj Iranit të shtunën, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon. Pas sulmeve fillestare, Teherani dhe aleatët e tij kanë reaguar me goditje hakmarrëse,...