U raportua se është në koma, flet për herë të parë Mojtaba Khamenei: Do hakmerremi për gjakun e derdhur!
Mojtaba Khamenei TEHERAN- Mes thashethemeve dhe skenarëve rreth shëndetit të tij, ku ka pasur edhe raporte se ai madje është në koma pasi u plagos në një sulm amerikano-izraelit), udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, dha mesazhin e tij të parë pasi u zgjodh si zëvendësues i babait të tij. Me një ton të ashpër, ai premtoi hakmarrje për "të gjithë gjakun iranian që është derdhur deri më sot". Khamenei theksoi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit do të mbetej e mbyllur, ndërsa tha se marrëdhëniet miqësore me shtetet fqinje do të ruheshin, por sulmet ndaj bazave amerikane do të vazhdonin. "Shërbëtori juaj, Sejjid Mojtaba Hosseini Khamenei, mësoi për rezultatin e votimit të Asamblesë së Ekspertëve në të njëjtën kohë me ju, nëpërmjet Televizionit...
Burimi:
zeri.ai