U plagos në vendin e punës së tij/ 30-vjeçari Sokol Daci vijon i intubuar, por më i stabilizuar
Pas të shtënave me armë në Lezhë, Sokol Daci 30 vjeç mbeti i plagosur. Ai u transportua te Trauma ku është ende edhe sot duke marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve. Ndërkohë mësohet se 30-vjeçari vijon të jetë në Reanimacion, por ditën e sotme ka pasur një reagim të lehtë duke bërë që gjendja e tij shëndetësore të jetë më mirë krahasuar dy ditë më parë. Megjithatë vijon të jetë nën monitorin intensiv, dhe dyshohet se në trup të ketë marrë pesë plumba.
Burimi:
syri.net