U padit për ngacmime seksuale/ Aktori Hollivudian Kevin Spacey dhe akuzuesit pajtohen para gjyqit

U padit për ngacmime seksuale/ Aktori Hollivudian Kevin Spacey dhe akuzuesit pajtohen para gjyqit

Aktori i njohur Kevin Spacey ka arritur një marrëveshje jashtë gjykate me tre persona që e kishin paditur, duke e akuzuar për sulm seksual. Çështja pritej të shqyrtohej në Gjykatën e Lartë gjatë këtij viti, por procedurat janë pezulluar pas arritjes së marrëveshjes. Ata pretenduan se aktori Spacey i ka sulmuar seksualisht në periudhën mes viteve 2000 dhe 2013. Aktori 66-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, i mohon të gjitha akuzat. Ai ishte shpallur më parë i pafajshëm për nëntë akuza për vepra seksuale në një gjyq penal në vitin 2023. Dy nga burrat që e akuzuan aktorin gjatë gjyqit penal kishin ngritur gjithashtu padi civile në Gjykatën e Lartë. Njëri prej tyre, pretendon se Spacey e ka ngacmuar rreth 12 herë midis viteve 2000 dhe...