“U manipulova”/ Përmendet në ‘Dosjet Epstein’, Princesha e Norvegjisë: Nuk e dija që ishte abuzues seksual
Mette-Marit OSLO- Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit foli për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me ish-financierin amerikan Jeffrey Epstein. Sipas Guardian, Mette-Marit ka deklaruar se është “manipuluar dhe mashtruar” nga Epstein. Dosjet e Epstein, të publikuara në janar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tronditën Norvegjinë, duke përfshirë figura të larta të shoqërisë, përfshirë Mette-Marit, e cila shprehet se nuk kishte dijeni që Epstein ishte një abuzues seksual. Parlamenti norvegjez votoi së fundmi për krijimin e një komisioni hetimor të pavarur për lidhjet midis Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë dhe Epstein. Në një intervistë 20-minutëshe për kanalin NRK, Princesha foli hapur për ato që i quan gabimet e saj. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të marr përgjegjësi për mosvlerësimin më të kujdesshëm të sfondit të...
Burimi:
zeri.ai