U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…
Si një gabim i momentit i cilësoi afrimitetet me ish-punëdhënësin e saj të martuar dhe ish-CEO të kompanisë Astronomer, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, jeta private e së cilës u kthye në lajm kryesor pas paraqitjes së saj në një koncert të Coldplay. Kristin Cabot dhe Andy Byron u panë duke u përqafuar me përzemërsi gjatë koncertit që u mbajt në Boston më 16 korrik. Megjithatë, momenti u kap nga ‘kiss cam’ e Coldplay, duke shkaktuar reagime të sikletshme nga të dy. Përpjekja e tyre për t’u larguar nga kamera duket se e përkeqësoi situatën, ndërsa këngëtari Chris Martin komentoi me humor para publikut: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm”. 53-vjeçarja Kristin Cabot qëndroi në heshtje për muaj me radhë. Tashmë, ajo ka vendosur të flasë publikisht dhe të japë versionin e saj. “Mora një vendim të keq, piva disa High Noons, kërceva dhe...