Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
U kap duke dhënë informacione sekrete tek inteligjenca amerikane, diplomati rus dënohet me 12 vjet burg për tradhti, momenti i arrestimit
Një diplomat rus është dënuar me 12 vjet burg pasi u kap duke dhënë informacione tek inteligjenca amerikane. Momenti kur Arseniy Konovalov u zu në pritë nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) u kap në video.Videoja, e cili u nda sot në të gjitha mediat ruse, tregon 38-vjeçarin të shokuar kur ndalohet nga një furgon pasi i është thënë se dyshohet për tradhti. Një video e veçantë tregon diplomatin pas hekurave ndërsa priste gjyqin. Një gjykatë në Moskë e shpalli të premten ish-diplomatin rus fajtor për tradhti dhe e dënoi me 12 vjet burgim në një burg të sigurisë së lartë. Ai u gjobit gjithashtu me një shumë ekuivalente prej 1,200 dollarësh. “U vërtetua se AS Konovalov, një punonjës i Ministrisë së Jashtme...