U infektua me Ebola/ Mjeku amerikan dërgohet për trajtim mjekësor në Gjermani

U infektua me Ebola/ Mjeku amerikan dërgohet për trajtim mjekësor në Gjermani

Një mjek amerikan,  i cili është prekur me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ka fluturuar për në Gjermania për mjekim, bashkë me gruan dhe katër fëmijët. Njoftimi vjen teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për “shpejtësi të madhe” të përhapjes së sëmundjes. Autoritetet kanë raportuar për të paktën 139 vdekje të dyshuara dhe për më shumë se 500 raste të prekjes me llojin Bundibugyo të sëmundjes, për të cilin nuk ka vaksina. Shpërthimi i cili është përhapur në zonat urbane, është shpallur emergjencë e shëndetit publik që kërkon përgjigje ndërkombëtare. Mjeku Peter Stafford, një kirurg dhe lideri i grupit “Serge”, ka deklaruar se ai pavetëdije kishte trajtuar një pacient që ishte i prekur me Ebola, para se shpërthimi i sëmundjes të kuptohej. Gruaja e...