“U godita me shtatë plumba në fytyrë”, iranianët rrëfejnë dhunën brutale gjatë protestave antiqeveritare
Iranianët që kalojnë kufirin drejt Kurdistanit Irakian rrëfejnë dhunën e ushtruar nga forcat e sigurisë gjatë protestave në Iran. Një protestues, që kërkoi të mbetet anonim, tha se u qëllua në fytyrë me plumba gome gjatë një proteste në qendër të vendit. “U godita me shtatë plumba gome në fytyrë, në ballë, faqe, buzë dhe nofull. Njërin prej tyre e hoqa vetë me brisk,” tregoi një prej tyre, duke shtuar se nuk guxoi të shkonte në spital nga frika e arrestimit. Sipas tij, shumë të plagosur po shmangin trajtimin mjekësor për të njëjtën arsye. Ai rrëfeu edhe rastin e një fëmije 12–13 vjeç, i cili u qëllua dy herë me armë zjarri në këmbë gjatë protestave. Një prej plumbave i ka mbetur i bllokuar në...
Burimi:
top-channel.tv