U godit nga një predhë, merr flakë anija e mallrave në Ngushticën e Hormuzit
FOTO ILUSTRUESE LINDJA E MESME- Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), anija është goditur nga një predhë. “Anija ka kërkuar ndihmë dhe ekuipazhi i saj po evakuohet. Anijeve u këshillohet të kalojnë tranzit me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë”, tha autoriteti detar, duke shtuar se anija ndodhej rreth 11 milje detare në veri të Gadishullit Musandam të Omanit. Roja Bregdetare e Omanit nuk dha koment në lidhje me ngjarjen. Më herët të mërkurën, një tjetër anije raportoi dëme pasi u godit gjithashtu nga një predhë në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe./ZËRI
Burimi:
zeri.ai