U dorëzua një ditë më parë/ Prokuroria propozon “arrest shtëpiak” për Artan Grubin
Artan Grubi MAQEDONI E VERIUT- Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak, pasi është arrestuar nga autoritetet maqedonase po të njëjtën ditë. Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë. Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar. Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT). Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica...
Burimi:
zeri.ai