Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
U diagnostikua me kancer, ish-senatori amerikan Ben Sasse: Nuk kam për t’u dorëzuar
Ish-senatori republikan i SHBA-së, Ben Sasse, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer pankreatik në fazën e katërt, një sëmundje që ai e përshkroi si fatale. Lajmi u bë publik të martën përmes një postimi në rrjetin social X. Sasse deklaroi se kanceri pankreatik në fazë të avancuar konsiderohet një “dënim me vdekje”, duke shtuar se po e përballon situatën me realizëm dhe vendosmëri. “Nuk do të dorëzohem pa luftë,” shkroi ai. Ben Sasse përfaqësoi shtetin e Nebraskës në Senatin amerikan nga viti 2015 deri në vitin 2023. Pas largimit nga Senati, ai u emërua president i 13-të i Universitetit të Floridës, por dha dorëheqjen nga ky post vitin e kaluar për t’u përqendruar në kujdesin ndaj familjes, pasi bashkëshortja e tij u diagnostikua me...