U arrestua për lidhjet me Epstein, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik
Bota E Martë, 24 Shkurt 2026 10:09 Peter Mandelson është liruar me kusht, njofton Policia Metropolitane, disa orë pas arrestimit të tij të hënën nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik. BBC shkruan se Mandelson, u pa duke u kthyer në shtëpinë e tij në Londër në orën 02:00 lokale. Mandelson, u arrestua të hënën në Camden, në veri të Londrës dhe u dërgua në një komisariat për t’u marrë në pyetje. Forca e rendit kishte nisur një hetim më herët këtë muaj mbi pretendimet se, ndërsa shërbente si ministër i qeverisë, Mandelson kishte përcjellë informacione qeveritare të ndjeshme për tregun te i ndjeri, i dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Arrestimi i së hënës pasoi urdhër-kontrolle në dy adresa në Wiltshire dhe Camden, shtoi...
Burimi:
kohajone.com