U arrestua për lëndë narkotike, 22-vjeçarja rikthehet në shtëpi pas një viti në burgun e frikshëm në Dubai

U arrestua për lëndë narkotike, 22-vjeçarja rikthehet në shtëpi pas një viti në burgun e frikshëm në Dubai

Isabella Daggett, 22-vjeçarja britanike e cila u arrestua për drogë, është kthyer në shtëpi pas pothuajse një viti në një burg të ashpër në Dubai. 22-vjeçarja nga Leeds u arrestua pesë javë pasi kishte shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për një punë të re si konsulente rekrutimi. Pavarësisht se akuzat ndaj saj u hoqën në janar, ajo u lejuan të largohej nga Dubai vetëm këtë javë. Autoritetet i kanë vendosur edhe një gjobë prej rreth 3,000 paundësh për qëndrimin jashtë afatit të vizës gjatë kohës që ishte në burg. Familja e saj ka deklaruar se Isabella nuk kishte përdorur asnjëherë lëndë narkotike dhe se ishte e pafajshme. Familja ka treguar gjithashtu për kushtet e tmerrshme të burgut, ku Isabella nuk kishte mundur të lahej...