U arrestua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga paraburgimi Gjesti
Besart Kelmendi PRISHTINË- Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi, një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë. Gjesti u arrestua më datë 11 mars në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Policia njoftoi se ai u ndalua në rrugën “Mehmet Isahi”. Sipas hetimeve, Kelmendi dyshohej për disa vepra penale, përfshirë “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Megjithatë, pasi qëndroi një javë në paraburgim, masa e sigurisë ndaj tij është ndryshuar, duke i mundësuar lirimin dhe vijimin e procedurës në gjendje të lirë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai