U arrestua pasi i doli emri në dosjen ‘Epstein’, avokatët e Mandelson: Akuzat janë të pabaza, ai do të bashkëpunojë me…
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, Lord Peter Mandelson, u arrestua ditën e djeshme në Londër nën dyshimin për shpërdorim detyre, në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e financierit Jeffrey Epstein. Policia njoftoi se një 72-vjeçari u arrestua pas bastisjeve në dy prona të lidhura me të. Ai më vonë u lirua me kusht, ndërsa hetimet për të ende vazhdojnë. Hetimi ka nisur pas publikimit të miliona dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ku kuptohet të ketë korrespodencë dhe kontakte mes Mandelson dhe Epstein, mes të cilave edhe dërgimi i informacionit të ndjeshëm qeveritar dhe diskutime rreth politikave ekonomike gjatë kohës kur Mandelson ishte ministër i biznesit në vitet 2008–2010. Avokatët e tij kanë deklaruar se arrestimi erdhi...
Burimi:
top-channel.tv