U aludua se ishte vrarë gjatë një sulmi iranian, kryeministri izraelit pi kafe i qetë dhe tallet, publikohen pamjet
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet se ai ishte vrarë në një sulm iranian. Në videon e shpërndarë, Netanyahu falënderon mbështetësit për përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo mbështetje forcon atë personalisht, ashtu edhe qeverinë izraelite dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). “Mbështetja juaj është e jashtëzakonshme, ajo më jep forcë mua, qeverisë dhe IDF-së. Po bëjmë gjëra që nuk mund t’i ndaj tani, por sot ka operacione shumë të fuqishme edhe në Iran dhe Liban”, u shpreh ai. Më pas, Netanyahu ironizoi thashethemet që po qarkullonin në rrjetet sociale për vdekjen e tij. “A doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni këtu… dhe këtu. Shihni?...
Burimi:
top-channel.tv