Turqia në shënjestër? Irani lëshon raketë, shkatërrohet në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore

Turqia në shënjestër? Irani lëshon raketë, shkatërrohet në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë. Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike në fjalë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën ajrore turke. Sipas të njëjtave burime, fragmenti i raketës që ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay u identifikua si një municion i mbrojtjes ajrore që interceptoi kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima ose të plagosur në incident. MINISTRIA E MBROJTJES KOMBËTAREDEKLARATË PËR SHTYP DEKLARATË LIDHUR ME MUNICONIN BALISTIK TË NEUTRALIZUAR Pas daljes nga hapësira ajrore e Irakut dhe Sirisë të municionit balistik të lëshuar nga Irani dhe orientimit të...