Turqia jep 100 mijë dollarë për episod, subvencione për serialet që promovojnë turizmin dhe kulturën kombëtare
Qeveria turke ka njoftuar një subvencion prej 100,000 dollarësh për episod për producentët e serialeve televizive të njohura turke që promovojnë Turqinë, gjuhën dhe kuzhinën e saj. Turqia, eksportuesi i tretë më i madh në botë i serialeve televizive, tani planifikon t’i përdorë ato si një mjet për të nxitur industrinë e saj të turizmit, tha Ministri i Kulturës Mehmet Ersoy në prezantimin e planit. Ai vlerësoi “mësimin më të madh të gjuhës turke” për një miliard shikues, duke vënë në dukje se serialet turke gjenerojnë 1 miliard dollarë të ardhura nga eksporti në 170 vende në të gjitha kontinentet, një “rekord historik”, theksoi ai. Për të marrë këtë ndihmë qeveritare, prodhimet duhet të kontribuojnë në “promovimin e Turqisë, përhapjen e gjuhës” dhe të eksportohen...
Burimi:
top-channel.tv