Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH, do takohet me aleatin e Trump, Viktor Orban

Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH, do takohet me aleatin e Trump, Viktor Orban

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po përfundon sot një turne të shkurtër evropian në Hungari për të mbështetur kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili është në një pozicion të vështirë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit. Nuk është sekret që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka një pëlqim të veçantë për kryeministrin populist nacionalist hungarez, këtë njeri “të fortë” siç e quan ai, të cilit i shprehu mbështetjen e tij “të plotë” përpara zgjedhjeve të 12 prillit. Ai e vlerësoi atë të premten në Truth Social, duke lartësuar “rezultatet e paprecedentë” që ai ka dhe një “aftësi të provuar” për të arritur. Viktor Orbán, 62 vjeç, pritet të përballet me betejën e tij më të vështirë zgjedhore që nga rikthimi në detyrë në vitin 2010....