Trupa kineze e vallëzimit u kërcënua që të anulonin shfaqjet në Australi, evakuohet kryeministrit australian pas një paralajmërimi për bombë
Kryeministri australian Anthony Albanese u evakuua për disa orë nga rezidenca e tij zyrtare, The Lodge, pas një kërcënimi me bombë të lidhur me turneun australian të trupës kineze të vallëzimit Shen Yun. Sipas raportimeve të mediave lokale dhe BBC-së, trupa kishte marrë e-maile kërcënuese në gjuhën kineze, ku paralajmërohej se nëse nuk anulonin shfaqjet në Australi, eksplozivë do të shpërthenin në rezidencën e kryeministrit në Canberra. Në mesazh pretendohej se nitroglicerina ishte vendosur rreth ndërtesës. Policia konfirmoi se Albanese u largua nga shtëpia rreth orës 18:00 me kohën lokale dhe u dërgua në një vend tjetër të sigurt. Autoritetet deklaruan se reaguan ndaj një “incidenti të dyshuar sigurie”, por se nuk u gjet asgjë e dyshimtë në pronë. Policia Federale Australiane nuk pranoi të...
Burimi:
top-channel.tv