Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të takohet të enjten në Davos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Sipas raportimeve, gjatë ditë së sotme Zelensky ndodhej në Kiev, ndërsa Trump mbajti fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Gjatë fjalimit të tij, Trump deklaroi se kishte në plan të takohej me Zelenskyn më vonë gjatë ditës. “Jam në kontakt me Presidentin Zelensky dhe mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Trump. Më vonë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi dypalësh me përfaqësuesit e Zvicrës, presidenti amerikan konfirmoi se takimi do të zhvillohet të enjten. Dy liderët pritet të vazhdojnë diskutimet lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi vjen në të njëjtën ditë kur i dërguari i posaçëm i...