Trump zhbllokon naftën ruse/ Zbuten sanksionet deri më 11 prill, synohet të ulet çmimi global i karburantit
Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe ndodhen në anije në det. Sekretari amerikan i Thjesarit, Scott Bessent, foli për një masë të përkohshme e cila synon sipas tij “ të promovojë stabilitetin në tregjet globale të energjisë” gjatë luftës. Autorizimi do të zgjasë deri më 11 prill. “Kjo masë e kufizuar dhe afatshkurtër vlen vetëm për naftën që është tashmë në kushte tranziti, shitja e së cilës nuk sjell përfitim të konsiderueshëm financiar për qeverinë ruse”, shprehet Scott Bessent, Sekretar i Thesarit të SHBA. Çmimet e naftës u rritën sërish mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, ndërsa tregjet morën një tjetër goditje pas sulmeve ndaj tre anijeve të tjera të mallrave...
Burimi:
top-channel.tv