Trump zbut tonet për marrëveshjen e Chagos: Më e mira që Starmer mund të bënte

Trump zbut tonet për marrëveshjen e Chagos: Më e mira që Starmer mund të bënte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se do të pranojë marrëveshjen e arritur nga kryeministri britanik Keir Starmer për Ishujt Chagos, duke e cilësuar atë si “më të mirën që mund të bënte”, pavarësisht kritikave të ashpra që kishte shprehur më herët. Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump tha se ka zhvilluar “diskutime shumë produktive” me Starmer lidhur me ishullin Diego Garcia, ku ndodhet një bazë strategjike ushtarake amerikane në Oqeanin Indian. Ai theksoi rëndësinë jetike të bazës për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Megjithatë, Trump paralajmëroi se Uashingtoni rezervon të drejtën të përforcojë praninë ushtarake në Diego Garcia, nëse në të ardhmen marrëveshja e qirasë dështon ose rrezikohen interesat amerikane. Çfarë parashikon marrëveshja për Ishujt Chagos? *Mbretëria e Bashkuar i...