Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur, nuk ka plane për ekzekutime
Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal te situata në Iran. Trump deklaroi se është informuar se vrasjet në Iran janë ndalur dhe se nuk ekzistojnë plane për ekzekutime, duke theksuar se kjo çështje ka qenë në qendër të diskutimeve ditët e fundit. “Jemi informuar mjaft qartë se vrasjet në Iran po ndalojnë dhe se nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, u shpreh Trump. Ai shtoi se dita e sotme ishte përmendur më herët si momenti kur pritej të nisnin ekzekutimet, duke paralajmëruar se çdo zhvillim ndryshe do të ishte zhgënjyes për të. “Sot duhej të ishte dita e ekzekutimeve”, tha Trump, duke nënvizuar se do të ishte...
Burimi:
syri.net