Trump: Venezuela do t’i kthejë SHBA-së deri në 50 milionë fuçi naftë
Presidenti Donald Trump u shpreh se Venezuela do t’i dorëzojë deri në 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë SHBA-së, pas një operacioni ushtarak për të rrëzuar nga pushteti Presidentin Nicolás Maduro, shkruan BBC. Nafta do të shitet me çmimin e tregut, postoi Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se do të kontrollonte paratë e mbledhura dhe do t’i përdorte ato në dobi të popullit të Venezuelës dhe SHBA-së. Komentet e tij vijnë pasi ai tha se industria amerikane e naftës do të ringrihej dhe do të funksiononte në Venezuelë brenda 18 muajsh dhe se priste që investime të mëdha të derdheshin në vend. BBC shkruan se mund të duhen dhjetëra miliarda dollarë, dhe potencialisht një dekadë, për të rikthyer prodhimin e...
Burimi:
vizionplus.tv