Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur sërish se vendet e NATO-s nuk i kanë ndihmuar SHBA-të në lidhje me luftën ndaj Iranit. Përmes një postimi në Truth Trump shprehet se amerikanët nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO. “Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me kombin e çmendur të Iranit tani të shkatërruar ushtarakisht. SHBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO, ‘Mos e harroni kurrë’ këtë pikë shumë të rëndësishme”, shkroi Trump.
Burimi:
opinion.al