Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxori të dhëna konfidenciale

Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxori të dhëna konfidenciale

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do t’i kërkojë agjencive federale amerikane, përfshirë këtu Departamentin e Mbrojtjes, që të nisin “procesin e identifikimit dhe publikimit” të dosjeve qeveritare të cilat lidhen me jetën jashtëtokësore. Trump e bëri njoftimin përmes platformës së tij Truth Social, pasi kishte akuzuar më parë ish-presidentin Barack Obama për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, duke iu referuar podcastit të javës së kaluar ku paraardhësi i tij qe shprehur se “alienët ekzistojnë”. “Ai nuk duhet ta bënte. Ish-presidenti ka bërë një gabim të madh”. I pyetur nëse edhe ai vetë beson në ekzistencën e alienëve, Trump u përgjigj: “Nuk e di nëse janë realë apo jo”. Obama kishte pohuar për podkasterin Brian Tyler Cohen në një intervistë të publikuar të shtunën se...