Trump: Udhëheqësja e opozitës venezueliane nuk mundë të qeverisë pas rrëzimit të Maduros

Trump: Udhëheqësja e opozitës venezueliane nuk mundë të qeverisë pas rrëzimit të Maduros

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësja e opozitës venezueliane nuk mundë të qeverisë pas rrëzimit të presidentit Nicolás Maduro. SHBA-të udhëhoqën një seri sulmesh në vendin e Amerikës së Jugut të shtunën në mëngjes, duke kapur përfundimisht Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe duke i çuar ata në SHBA për tu përballur me akuzat për narkoterrorizëm. Udhëheqësja e opozitës dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, festoi operacionin dhe kapjen në një deklaratë, duke e quajtur atë "ora e lirisë". "Që nga sot, Nicolás Maduro përballet me drejtësinë ndërkombëtare për krimet e tmerrshme të kryera kundër popullit venezuelian dhe kundër qytetarëve të shumë kombeve të tjera. Në dritën e refuzimit të tij për të pranuar një zgjidhje të negociuar, Qeveria e...