“Trump u ka ofruar kurdëve mbështetje për të nisur kryengritje kundër Iranit”

“Trump u ka ofruar kurdëve mbështetje për të nisur kryengritje kundër Iranit”

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar udhëheqësve kurdë në Irak dhe grupeve kurde në Iran të mbështesin një kryengritje kundër qeverisë së Teheranit. Lajmi u bë i ditur nga Washington Post duke cituar zyrtarë kurdë dhe amerikanë të njohur me çështjen. Sipas medias, Trump e diskutoi çështjen në një seri telefonatash këtë javë me udhëheqësit kurdë nga rajoni autonom i Kurdistanit irakian dhe përfaqësuesit e opozitës kurde iraniane. Gjatë një bisede të dielën, më 1 mars, me udhëheqësin e Unionit Patriotik të Kurdistanit (PUK), Bafel Talabani, presidenti amerikan thuhet se ofroi mbështetjeje për grupet kurde antiqeveritare për t’i mundësuar atyre të marrin kontrollin e pjesëve të Iranit perëndimor. “Trump ishte i qartë në telefonatën e tij: ai tha se kurdët duhet të zgjedhin anë në këtë betejë, ose...