Trump u bën thirrje iranianëve të protestojnë dhe premton ndihmë

Trump u bën thirrje iranianëve të protestojnë dhe premton ndihmë

Bota E Martë, 13 Janar 2026 20:19 Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat, duke deklaruar se “ndihma është rrugës” dhe duke i nxitur të “marrin në dorë institucionet e tyre”. Kjo sinjalizon qartë se presidenti amerikan mund të jetë duke u përgatitur për veprime ushtarake kundër Teheranit. Një ditë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë theksoi se sulmet ajrore ishin ndër “shumë, shumë opsione” që po shqyrtonte presidenti, Trump shtoi se kishte anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalonte “vrasja e pakuptimtë” e protestuesve. Këto deklarata sugjerojnë se oferta e Iranit për të rihapur bisedimet mbi programin e tij bërthamor është refuzuar nga Trump, përballë raporteve gjithnjë e më të besueshme se deri në 2,000 iranianë...